#Shkup:Modeli Shqiptar Zgjidhet “Fytyra Artistike” e Adidas

Touch Fashion – Produksioni shqiptar në Maqedoni “Frame In Production” fitoi dy çmime nga Adidas në garën e fotove që u zhvilluan në Belgjikë. Frame In Production fitoi çmimin e veçantë “Special Price 2015” ndërsa modeli shqiptar Almedin Ismaili fitoi çmimin “Artistic Face 2015” (Fytyra Artisike e Vitit).

“Jemi tepër të lumtur me arritjen tonë dhe për çmimet e fituara. Vitin e kaluar realizuam një foto sesion profesional me brendin botëror “Adidas” në bashkëpunim me kryeqendrën në Belgjikë. Kjo ishte një kënaqësi e madhe dhe përvojë e veçantë për ne që të punojmë me këtë kompani të madhe,” tha Arben Fejzullau, regjizor dhe producent.

12615699_10153870346921726_796352974488046901_o

Models: Almedin Ismaili and Islami Drita. Photography by Arben Fejzullau and Erman Memedi (Frame In Production)

“Në garë ishin shumë produksione të mëdha, shumë artistë dhe sportistë të mëdhej dhe nuk e prisja këtë fitore. Jam krenar që juria ndërkombëtare e Adidas vlerësoi këtë projekt tonin me vlera artisitke. Si në aspektin profesional gjithashtu në aspektin moral jemi Shqiptarët e parë që i sollëm këta 2 çmime vendit tonë,” tha Almedin Ismaili për Revisten “Touch Fashion” .

Në këtë garë morën pjesë mbi 3,500 produksione nga e gjithë bota ku kompania shqiptare Frame In u përzgjodh fituese në kategorinë A. Foto sesioni u realizua me datën 27 Prill, 2015 në Shkup dhe pjesë e projektit ishin fotografët e Frame In Production, Arben Fejzullau dhe Erman Memedi; si dhe dy modelët Almedin Ismaili dhe Islami Drita.

“Në vitin 2015 m’u ofrua mundësia për fotosesion për Adidas. Vendosa t’a realizoj në vendlindje që të sjell një shanc si për model dhe modele, gjithashtu për produksione shqiptare që t’a kenë mundësinë të punojnë me një brend botërore,” u shpreh Almedin Ismaili.

“Perzgjidhja ishte jo edhe e lehtë për shkak se kemi shumë produksione të mira dhe profesioniste gjithashtu produksione me bagazh shumë të madh me produkte. Por unë duke mar parasysh rezultatet e Frame In Production e pashë të arsyeshme të ua besoj punën atyre. I bashkuam idetë tona dhe nxorrëm një ide shumë kreative. Fotosesioni u realizua në Shkup dhe gjithçka shkoi spontanisht.”

“Agjenda e vitit 2016 ka filluar të mbushet me projekte si këtu dhe jashtë vendit dhe do të vazhdojmë t’i sjellim vendit njëfrymë të re në këtë drejtim.” shtoi modeli Almedin Ismaili.

*Burimi: Revista Touch Fashion

www.TouchFashion.al

12615699_10153870346921726_796352974488046901_o

Models: Almedin Ismaili and Islami Drita. Photography by Arben Fejzullau and Erman Memedi (Frame In Production)

12615315_925134717564412_9017041729634772837_o

Islami Drita (Credit: Frame In Production)

12496230_925134617564422_4410280761458510070_o

Islami Drita, Almedin Islami (Frame In Production)

12622419_10153870346141726_3830620088566846676_o

12605486_10153870346136726_8463239170182165807_o

Frame In Production winner of “Special Price” Award and Almedin Ismaili winner of “Artistic Face 2015” Award for Adidas. In the photo: , Almedin Ismaili, Arben Fejzullau and Erman Memedi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s