#Kosovo-Iowa Sister States

Për herë të parë në historinë e Iowa’s është hapur një konsullatë diplomatike e një shteti të huaj. Është shteti më i ri në botë, i cili fitoi lirinë e saj nga Serbia, 17 vjetë më parë, dhe pavarësinë 8 vjetë më parë Republika e Kosovës, e cila tashmë ka një konsullatë në qendër të Des Moines, me hapjen e madhe të zyrës sot më 29 janar 2016.

DES MOISE IOWA : Me rastin e hapjes së zyrës së Konsullatës së Republikës së Kosovës, në kryeqytetin e Iowas, Des Moise , dhe përvjetorit të Binjakëzimit “Iowa Sister States” të Kosovës dhe shtetit të Iowas në Shtetet e Bashkuara, sot është mbajtur një ceremoni – “Mëngjez pune”, në të cilën kan marrë pjesë zyrtarët e lart të Iowas, dhe Ambasadoria e R. Kosovës në Washington znj. Vlora Çitaku së bashku me Atesheun ushtarak, Gjeneral Gashi.

12642935_1052082181523368_58529259610588626_n

Zyra e shtetit Iowa shkruan në statusin e saj “Mirë se vini në Iowa Ambasadore Kosovës, Çitaku dhe Gjeneral Gashi! Ne jemi me të vërtet të kënaqur për vizitën e parë e ambasadores Çitaku në Iowa një vizitë e cila u realizua me rastin e çelejes së Konsullatës së Republikës së Kosovës, në Des Moise – Iowa.”

Kurse, Ambasadoria Çitaku në statusin e saj në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se :” Ky ka qenë një mëngjes nga më të bukurit, për të marrë pjesë së bashku me zyrtarët e lartë të shtetit të Iowas, në një mëngjes pune për të diskutuar marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Iowas” thotë Ambasadoria Çitaku – duke faleminderuar “Faleminderit grupit LS2 për të na pritur!”

Për herë të parë në historinë e Iowa’s është hapur një konsullatë diplomatike e një shteti të huaj. Është shteti më i ri në botë, i cili fitoi lirinë e saj nga Serbia, 17 vjetë më parë, dhe pavarësinë 8 vjetë më parë Republika e Kosovës, e cila tashmë ka një konsullatë në qendër të Des Morines, me hapjen e madhe të zyrës sot më 29 janar 2016.

Kim Heidemann, drejtoreshë ekzekutive e Iowa Sister States, thotë se Kosova ka ambasadë vetëm në Washington D.C dhe një konsullatë tjetër në New York.

“Jemi duke bërë vërtet hap të madh në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare”, thotë Heidemann.

12525515_1052082188190034_4003474551851079750_o.jpg

12573743_1052074308190822_300173748686202134_n

“Normalisht, vendet do të hapnin konsullatë në Chickago, ndërsa fakti që e kanë kaluar Chickagon për të ardhur në Des Morines, në Iowa, vërtet tregon diçka për punën që po bëjmë këtu”.

“Ky veprim është tepër historik”, ka thënë Heidemann meqenëse kjo konsullatë do t’i hapë rrugë për zgjerimin e marrëdhënieve dhe ofrimin e mundësive për partneritet më të thellë.

“Ky do të jetë vendi ku qytetarët e Iowa’s, kompanitë e vendit, dhe kushdo qoftë që dëshiron të dijë më shumë për Kosovën dhe atë që Kosova ka për të ofruar, mund të shkojnë dhe ta vizitojnë këtë konsullatë”, thotë Heidemann,

“Do të ketë shumëllojshmëri të shërbimeve që ata do t’i ofrojnë”.

Ajo thotë se Kosova zgjodhi Iowa për konsullatën e saj për shkak të lidhjeve të forta civile dhe ushtarake. Marrëdhënia filloi në vitin 2011 kur Garda Kombëtare e Iowa bëri partneritet me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kjo marrëveshje u nënshkrua nga guvernatori i Iowa’s dhe Presidenti i Kosovës në vitin 2013.

Zyra e konsullatës do të jetë relativisht e vogël, rreth një mijë metra katrorë, por Heidemann thotë se puna dhe ndikimi do të jenë të mëdha.

“Fillimisht stafi do të vijë nga ambasada e Kosovës në Washington e pastaj do të vijë dikush për qëndrim permanent”, thotë Heidermann, duke shtuar se madje pas ca muajsh do të shtohet edhe një person i dytë për këtë konsullatë.

Konsullata është e vendosur në lokacionin e njohur si Saddlery Building, në kryeqytetin Des Moines, sheshi historik i Gjykatës së Qarkut.

Iowa ka marrëdhënie të binjakëzuara me tetë shtete të tjera, rajone ose krahina në të gjithë globin. Heidemann shpreson se ky do të hapi i pare i cili do të vazhdojë me hapje të shumë zyreve të tjera diplomatike në Iowa. / Beqir Sina

12651075_1052074088190844_2089225087004897502_n

12661847_1052074248190828_6234697232896315692_n

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s