#NewYork: “Albanian Fashion Week NY” Promovon Artin Shqiptar në Sh.B.A.

11694018_1599854113598104_8354409400992806314_n

CEO of Albanian Fashion Agency (NY) Mrika Krasniqi

Dizajnerët më të njohur shqiptar në fushën e modës do prezantojnë koleksionet e tyre të fundit në “Albanian Fashion Week NY” (Java e Modës Shqiptare), e cila do mbahet në New York me 25-30 Mars 2016. Ky event madhështor po organizohet nën kuadrin e “Albanian Fashion Agency” (Agjencia e Modës Shqiptare) me CEO dhe themeluese regjizoren dhe biznesmenen Mrika Krasniqi. Pas një historie të bujshme në fushën e filmit dhe ekranit producentja dhe regjizorja e njohur Mrika Krasniqi nëpërmjet këtij eventi të rëndësishëm po promovon kulturën dhe artin shqiptar në Amerikë. 

Mrika Krasniqi ka angazhuar një ekip tepër të aftë për të arritur suksesin e Albanian Fashion Week NY. Pjesë të ekipit manaxhues janë: Arlinda Prelvukaj, (CFO); Arta Qyqalla, (Fashion Coordinator); Lulzim Bucolli, (Fashion Manager); Juian Gjaci, (Marketing Coordinator); Tess Fejzula, (Head of Creative Team); Saranda Krasniqi, (Creative Team); Eriola Kasemi, Creative Team; Bardha Elshani, (Creative Team); Melisa Cooper, Shkurte Leka, Mirsada Krasniqi, Drita Ramadani, (Consulting Team); Egzon Bunjaku, (Web Developer); Gjilberta Lucaj, (Board of Directors), etj.

“Të qenurit pjesë e ekipit të AFW më bën të ndihem shumë i emocionuar për shkak se është hera e parë që mbahet në New York. Të mirëmenaxhuar nga producentja Mrika Krasniqi jemi gati dhe të përgatitur. Një mundësi e artë për designer Shqiptarë për të sjellë dhe për të shitur krijimtarinë e tyre në NY. Një show fantastik me shumë surprisa dhe pjesmarrje nga artistë të njohur me performancat e tyre,” tha Julian Gjaci, Kordinator i Marketingut.

“Agjencia Shqiptare e Modës është e para e kësaj fushe, e cila jep një platformë për suksesin e stilistëve të modës Shqiptare, modeleve dhe artistëve të make-up në të gjithë botën. Më thjeshtë, objektivi jonë është të promovojmë artin dhe të ndihmojmë këta stilista/ artista në rrugën e tyre të suksesit. Ndihem e privilegjuar dhe e nderuar të jem pjesë e kësaj iniciative,” tha Tess Fejzula, në krye të ekipit kreativ të Javës së Modës Shqiptare.

Tess-Fejzula-Head-of-Creative-Team-of-Albanian-Fashion-Week

Tess Fejzula, Head of Creative Team of Albanian Fashion Week NY

Në kuadrin e Javës së Modës Shqiptare New York, është “Albanian Fashion Show” që do mbahet me datën 27 mars 2016. Mrika Krasniqi pohon se do sjellë dizajnerët më të mirë shqiptarë nga disa treva shqiptare për tregun europian dhe amerikan të veshjeve dhe fustaneve.

“Agjencia e Modës Shqiptare ka angazhur 20 modele të komuniteteve të ndryshme, jo vetëm shqiptare, të cilat do të prezantojnë kreacionet e dizajnerëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe atyre që jetojnë jashtë këtyre trojeve. Është një mundësi shumë e mirë për të gjithë dizajnerët shqiptar të cilët duke prezantuar kreacionet e tyre para blerësve potencial që do të marrin pjesë në Albanian Fashion Week New York, do të kenë mundësi në prezantimin dhe shitjen e koleksionit të tyre dhe depërtimin në tregun amerikan,” shtoi drejtoresha dhe artistja e shquar Mrika Krasniqi.

Ikonat e modës shqiptare më të famshmet në botë do prezantojnë koleksionet e tyre të fundit modern dhe klasik në shfaqen madhështore të Javës së Modës Shqiptare në New York. Ikonat me emër të pranishëm në këtë sfilatë të Albanian Fashion Show në New York janë: Valdrin Sahiti, Blerina Kllokoqi-Rugova, Vjollca Llapashtica, Sellma & Kaci, Tatjana Ljara, Lexy Spaci, Flora Krasniqi, Bora Balaj, Arbnor Shkupolli, etj.

2-_sellma_kasumoviq1440587561

Grimerja dhe dizajner Sellma Kasumoviq

Përfaqësues zyrtar i pjesës së grimit dhe stilit të flokëve është mjeshtri me emër Nazim Salihu, themelues i “Noli’s Hair Salon” në Sh.B.A.. Mjeshtri Nazim Salihu do mar pjesë në Javën e Modës Shqiptare në New York bashkë me ekipin e tij të talentuar, kryesisht:  Shqipe Namani, Shqipe Gocaj, Sonia Santavenere, Fitore Ahmeti, Blerta Ejupi, Valentina Salihu, Besiana Hoti dhe Lindita Gjini. Lindur në Maqedoni, Nazim Salihu arriti një triumf të madh në botën e bukurisë dhe stilit duke fituar disa çmime dhe medalje me show botërore si në Milan, Zvicër, Budapest, Istanbul, Berlin, Minesota, Kënektikët, Suedi, Maqedoni, etj. Në portofolin e tij përfshihen yje të Hollivudidt dhe Shqiptarë si Jennifer Aniston, Owen Wilson, Kenny Rogers, ekipi i basketbollit Minnesota Timberwolves, Xhevat Limani, etj.

Java e Modës Shqiptare New York (Albanian Fashion Week NY) do mbahet me datat 25-30 mars 2016 në kryeqendrën botërore të modës – New York. Albanian Fashion show fillon me datën 27 mars, e cila do hapet me natën e Tapetit të Kuq me yjet shqiptare, amerikane dhe botërore. Nata e sfilatës (Albanian Fashion Show) e datës 27 mars 2016 është e hapur për publikun. Katër ditët e tjera janë evente private vetëm me ftesë. Datat 25,26,28,29 dhe 30 nuk janë të hapura për publikun; janë të rezervuara për prova të fustaneve nga modelet, takime private me blerësit amerikanë dhe europianë, ekspozita të krjimeve shqiptare, si dhe evente speciale të cilat janë vetëm me ftesë. Organizatorja Mrika Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen zyrtare të 10 dizajnerëve shqiptarë deri tani.

Matteo

Mbreti i Muzikes Italiane Pop Rock Matteo Brento (Photo by: Salvatore Favia, Hair Stylist Michele Russo)

Programi i Fashion Show përveç sfilatës dhe tapetit të kuq me yjet dhe ikonat e modës, përfshin edhe pjesën artistike, siç është prezantimi i performancanve të ndryshme, vallëzim, muzikë, show, etj. Organizatorja Mrika Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen e Princit Italian të Pop Rokut Matteo Brento, i cili e fitoi famën në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me pjesëmarrjen në X-Factor Albania në 2015 (www.matteobrento.com).

“Ndjehem tepër i nderuar për ftesën dhe pjesëmarrjen në Albanian Fashion Week 2016 në New York. Ky është deputimi im i parë në New York dhe sërish gjej ngrohtësinë dhe dashurinë nga komuniteti shqiptar, kësaj rradhe në Amerikë. Dua të falenderoj nga zemra organizatoren e mrekullueshme Mrika Krasniqi për përkrahjen e saj dhe realizimin e ëndërrës time. Nëpërmjet muzikës po krijojmë ura të forta lidhëse të miqësisë dhe artit midis Shqipërisë-Italisë-Kosovës-Amerikës,” tha artisti i njohur italian Matteo Brento.

“Për performancën time kam përzgjedhur këngë italiane dhe shqiptare enkas për publikun shqiptar dhe amerikan. Për herë të parë sjell në New York një këngë të re timen që quhet #21 (Goodbye my love) “Mirupafshim dashuria ime”, me tekst dhe kompozim të artistit italian me famë Michele Bisceglia,” shtoi Matteo Brento.

Java e Modës Shqiptare 2016 në New York është një  shfaqe historike për industrinë  shqiptare të  modës. Për herë të  parë në  Amerikë  do prezantohen yjet dhe ikonat e modës shqiptare që  vijnë  nga krahina të  ndryshme shqiptare dhe të  tjera. Po ashtu për herë të  parë  kjo show sjell në  një  shkallë  të  madhe ndërkombëtare jo vetëm krijimet e modës së  lartë  po edhe veshje tradicionale shqiptare. Krijuesit dhe stilistët shqiptar me më  emër do jenë  prezent me markat e njohura shqiptare dhe internacionale (www.albanianfashionagency.com).

Biletat mund të rezervohen në EventBrite: https://www.eventbrite.com/e/albanian-fashion-show-2016-tickets-22675893207

IMG_2271 copy

Design by Vjollca Llapashtica

12033119_1624304987819683_681223169384984131_n

Arlinda Prelvukaj and Mrika Krasniqi (Albanian Film Week 2015, New York)

IMG_4105

Juian Gjaci-Marketing Coordinator of Albanian Film Week 2016 – New York (www.albanianfashionagency.com)

IMG_9378

Nazim Salihu, Noli’s Hair Salon http://www.nolihairsalon.com

Advertisements

2 thoughts on “#NewYork: “Albanian Fashion Week NY” Promovon Artin Shqiptar në Sh.B.A.

  1. Pingback: NY Elite Magazine: #NewYork: “Albanian Fashion Week NY” Promovon Artin Shqiptar në Sh.B.A. | Albanian Fashion Agency

  2. Pingback: Today’s Albanian Woman: Fashion Week NY | NY Elite Magazine

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s