Vjollca Llapashtica dizajnuesja kosovare që arriti famën botërore

Vjollca Llapashtica, dizajnuesja kosovare u lind në Prishtinë nga një familje intelektuale, qysh e vogël si familjet tjera kosovare përshkak të regjimit të egër serb u shpërngulen në qytetin Landskrona të Suedisë. Gjatë shkollimit në Suedi, si në shkollën fillore dhe të mesme, përveç që është dalluar si nxënëse e shkëlqyer është dalluar edhe me veshjen e sajë. Prindërit e saj, sidomos i ati me profesion profesor, duke e pa se vajza e tij ka talent për dizajnë, dhe shpirtërisht është e lidhur me këtë profesion, e nxitë dhe e regjistron në Universitetin Istituto Marangoni – të Londrës në degën: Fashion design. Me talentin dhe përkushtimin e saj Vjollca u dallua ndër studentet më te mira në Londër,  dhe qysh këtu talenti i saj filloi të kërkohet edhe nga artis të të mëdhej të  Hollywood-it ndër ta edhe fotografi me fame botërore Fadil Berisha në spektakle te Modes kuVjollca menaxhoi të gjitha veshjet dhe stilimin.

Vjollca, pas përfundimit të studimeve në vitin 2010  menjëherë kthehet në Kosovë, për të dhënë kontributin e saj në këtë fushë. Themelori punëtorin me emrin e saj në Prishtinë,  ku sjell makinat e qepjes të teknologjisë së fundit, e shkel Dubain e Turqin e shumë vende tjera për materiale, punësoi një numër të madhe të punëtorëve dhe fillon punën. Gjatë asaj periudhe po edhe sot, thuaj një pjesë e madhe e estradës kosovare dhe vajza të cilat dëshironin për spektatle të modës  u veshën dhe vazhdojnë të veshën tek kjo kreatore.

A65R0441 copy crop.JPG

Dizajn nga Vjollca Llapashtica

Kreacionet e Vjollcës  përveç që janë në hap me modën botërore ajo di me ju përshtatë kërkesave dhe stilit të klientit, por çka është me rëndësi se kreacione e Vjollcës në përgjithësi shprehin dhe përçojnë mesazh të një jete të lumtur, shprehin gëzim, hare, paqe, çiltërsi dhe mbi të gjitha hapësirë shpirtërore, ku në sajë të këtyre cilësive siç i cekëm më lartë Vjollca sot e është e vetmja nga Kosova, thuaja edhe nga e gjithë regjioni, që kreacionet e saja kanë depërtuara jo vetëm në Evropë por moti kohë edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku në fillim të karrierës kreacionet e saja arritën tek Donald Trump në Miss Univers që u mbajtnë Las Vegas, tek Sherri Hill në Amerikë, poashtu punimet e saj u paraqiten edhe në VOGUE, ku fustanet e saj u veshën nga modelet me fame botërore si Emina Cunmulaj, Angjela Martini, Olivia Culpo(Miss Universe 2012) si dhe aktoret  Hollywood-it: Angela Simmons, Darnaa, Liliana Nova e shumë tjera, dhe në shumë festivale ndërkombëtare në nivel botëror, si vlen të cekim në Festivalin e Cannes.

Vlen të theksojmë se në Festivalin e Cannes për herë të parë dhe e vetmja nga Kosova, prezanton kreacionet e saja, ku fustanet e saja janë veshur nga modelet më të njohura të SHBA-së, si Alicia Rountree, fustan me ngjyrë krem-ari, dhe Angela Martini, fustan ngjyrë të gjelbërt e çelur. Poashtu, për sukses dhe kreacionet e Vjollcës kanë shkruar edhe shumë portale të njohura botërore të kësaj fushe. Tash së fundi, hiq më larg se në këtë javë, modalja e njohur në SHBA, Angela Martini në bashkëpunim me fotografin Fadil Berisha kanë realizuar setin me fotografi ku janë publikuar edhe fustanet e fundit të dizenjatores kosovare Vjollca Llapashtica, fustane të cilat nuk mund të gjenden askund tjetër përveç në Amerikë.

Përveç kësaj, Vjollca është edhe një pedagoge e mirë, ka punuar për disa kolegje universitare në Prishtinë , ku ka ligjëruar lëndën më kryesore të dizajnit, tash që dy vite punon në Kolegjin AAB dhe ligjëron në Fakultetin e Dizajnit.

Me 25-30 mars 2016 Vjollca Llapashtica do marri pjesë në Albanian Fashion Week, organizuar nga Albanian Fashion Agency me ne krye Mrika Krasniqi, e cila do zhvillohet ne Manhattan. Fashion Show do zhvillohet me 27 mars 2016 në kuadër të Javës së modës shqiptare.

DSC_0648

Dizajn nga Vjollca Llapashtica

A65R2439 copy crop.JPG.jpg

_MG_7055

Dizajn nga Vjollca Llapashtica

IMG_2271 copy.jpg

Dizajn nga Vjollca Llapashtica

Advertisements

One thought on “Vjollca Llapashtica dizajnuesja kosovare që arriti famën botërore

  1. Pingback: Vjollca Llapashtica Dizajnuesja Kosovare Që Arriti Famën Botërore | Albanian Fashion Agency

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s