Aktori Marko Caka në serialin Amerikan “Limitless”

Në intervistë me NY Elite aktori Marko Caka flet për projektet e tij të fundit, duke përfshirë edhe serialin “Limitless”. 

NY Elite: Na tregoni për fillimet tuaja në fushën e aktrimit?

Marko Caka: Unë jam një aktor shqiptar që bëj pjesë në filmat e industrisë së Filmit Amerikan. Përpiqem të bëj gjithcka që mundëm gjatë kohës së lirë për të përfituar dhe marrë sa më shumë experiencë që më nevojitet për karakteret e ndryshme. E kam nisur në role të vogla extra me ndihmën e miqëve hollivudian, dhe sot mund të them se jam më “i përkdheluri” i produksioneve dhe i kastingjeve hollivudiane deri në rolet suportuese pranë yjeve të industrisë hollivudiane.

NY Elite: Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?

Marko Caka: Që në fillim të serialit Limitless  që ka nisur në gusht të vitit të kaluar, unë kam një rol të FBI Agent ku mbuloj nga afër protagonistet kryesor,  Bradley Cooper,  Jake McDorman e Jennifer Leann Carpenter. Pra punoj për CBS Television studio dhe kur nuk kam skena luaj në serialet që mbulon kjo kompani. Me pak fjalë ndjehem shumë mirë pranë këtij produksioni të famshëm e cila po më ofron një eksperience në ndërtimin e performancës sime.

IMG_20151114_110151

NY Elite: Çfarë ju pëlqen në rolin/personazhin që po luani në këtë film/dramë?

Marko Caka: Në këtë serial mund të themi, unë jam shumë i lidhur me personazhin e FBI Agent i cili është zyrtar dhe është dëshmitar i gjitha zhvillimeve që kryejnë protagonistët e filmit që janë drejtuesit e zyrës së departamentit tim. Pra unë duhet të jem në të gjitha skenat që zhvillohen në këtë department gjatë invistigimeve që kryen Byroja Federale e Hetimit.

NY Elite: Si lidheni ju me këtë personazh?

Marko Caka: Unë jam një supervisor, Vasquez që operoj grupin monitorimit të cilët janë mbrapa bisedave që zhvillojnë protagonistët e serialit.

NY Elite: Si po sjell produksioni diçka të re në këtë histori të filmit?

Marko Caka: Produksioni këtë serial po e sjell nga versioni i 2011, ku ka luajtur edhe De Niro por që tani Bradley Cooper veç si aktor kryesor vjen edhe si producent ekzekutiv që i bashkohet edhe talenti i ri hollivudian Jake McDorman.

NY Elite: Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

Marko Caka: Lidhja ime me regjizorin është normale dhe shumë miqësore. Migjithëse shumicën e kohës merret me protogonistët  e serialit, por nuk mungon të na përgëzojë apo të na ngarkojë ndonjë skenë specifike që kërkon episodi.

IMG_20160202_192039

NY Elite: Çfarë do t’a befasojë publikun për këtë film?

Marko Caka: Seriali ka nisur të shfaqet në CBS channel dhe që tani ka shfaqur një interes tek audienca amerikane, kjo mbase për publikun lidhet me suksesin e versionit te parë në movie ku protagonistët ishin Bradley Cooper e DE Niro dhe tani ka  kaluar në shumë episode.

NY Elite: Clët akotorë/e pjesë e produksionit shkëlqejnë në këtë film?

Marko Caka:  Shkëlqimin  e kanë lideret kryesore, si Cooper,  Jake, etj që kanë peshën e filmit.  Ndërsa në marrim falenderime vetëm për kontributin që japim gjatë episodeve për të nxjerrë skenat perfekte dhe regjizorin faqebardhë në menyrë mos të zhgenjejmë përzgjedhjen e tij ndaj nesh. Ky është një vleresim i madh për në aktorët e rinjë.

NY Elite: Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?

Marko Caka: Në filmat e mëdha nuk mund ta bësh këtë dallim, por unë mund të zgjedh për nga kostumet e roleve të vjetra me ata që jam ndjerë mirë edhe si karakter duke patur edhe eksperiencën e viteve. Pra padyshim për mua është “Bridge of Spies” si Reporter, pastaj në serialin “The Knick” si doktor 1900’s që më kanë pëlqyer dhe nëse do të doja të rikthehesha edhe një herë për të përjetuar ato emocione të veçanta me aktorë të mëdhenjë Tom Hanks, Mark Rylance që fitoi edhe Oscar-in ,  dhe me regjizorin Steven Spielberg.

FB_IMG_1452249404439

NY Elite: Në cilat filma keni luajtur rolin kryesor?

Marko Caka: Akoma nuk e kam arritur performancën për të marrë persipër role kryesore. Por si projekt jam shigjetuar në filmin “Wife Missing” si një Italian gangster.

Unë kam pak kohe në jetën e filmave, dhe punoj vetëm për projektetet e produksioneve hollivudiane, keshtu që niveli im akoma nuk ka arritur të marrë kaq përgjegjësi në rolet kryesore, por jam i kënaqur me punën e përditshme afër yjeve, dhe drejt këtij qëllimi po shkoj , duke hedhur cdo hap me maturi e me shume punë. Eshtë e njëjta gjë që ti thuash një 10 vjeçari futu në lojë dhe luaj me yjet e futbollit perkrah Kristiano Ronaldos e Lionel Mesit.

NY Elite: Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

Marko Caka: Admiroj shumë filmat aksion, por për ta matur nivelin e aktrimit tim do të më pëlqenin role në filmat dramatik. Por njëkohësisht do të doja filmat komedi në rolet komike. Shumë më thonë se ti bën shumë për rolet komike, dhe ke nje ngjasim te madh me Mr. Bean.

NY Elite: 3 filmat më të pëlqyer të tu?

Marko Caka: Unë jam shumë i dhënë pas romancës, dhe do të vecoja vetëm nga ky zhanër, Pretty Woman,  Love Story and Derty Dancing.

NY Elite: Çfarë talene të tjera keni?

Marko Caka: Tani që jam në këtë industri të madhë të filmit e kuptoj sesa e rëndësishme është të kesh aftësi në të gjitha gjërat, që në jetë na janë dukur të pa rëndësishme. Një aktor sa më shumë gjëra të dijë, aq më shumë talent i madh është, dhe me më shumë i lakmuar në treg do jeshë.

15 - 1

NY Elite: Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?

Marko Caka: Dua të them një sekret që është edhe këshillë për cilindo aktor që do të bëjë karrierë. Po e dëgjoj shpesh dhe në mesazhet e fansave, dhe të gjithe me thonë,  a po bëj para. Kush mendon, pa filluar karrierën se do të bëhet aktor për të fituar para, të gjithë janë të dështuar. Nëse të jepet një mundësi për të punuar për produksionet hollivudiane kurrë mos e mendo dy herë, por shko dhe puno sic e ka sistemi i tyre, që paguhen sipas kategorive të tyre, që do të thotë pak nga pak që nga rolet e vogla duke fituar eksperiencën do rritesh performancën ku do të jepen dialogje (Speaking role) dhe që aty do pranohesh në sistemin sigurues të Unionit të Aktoreve duke fituar profesionalizëm dhe rritje të nivelit të pagës dhe kontratës. Pra që ketu nis edhe (gjuetia) e agjenteve për tu bere klientele e tyre. Pra kjo vetëm nëse ti ke ndërtuar një rezyme të punës tënde.

Duhet të kesh parasysh, se vetëm për të thënë një paragraf në filmat Sag aktorët e filmave SAG paguhen 970$. Imagjino që cfarë paraje jepet për aktorët e kësaj kategorie, duke përjashtuar kontratat e majme. Por duhet pak durim për të mbërritur deri aty. Unë kam patur oferta për role me dialogje në filmat non SAG, pra  indipendent, short dhe student film dhe  me pagë të mirë, por nuk e kam ndërruar kurrë me filmat e mëdhenjë ku luajnë yjet, pra  nuk kam pranuar të dal nga sistemi i produksioneve hollivudiane sepse nuk të vjen më ai shanc ku ti pas cdo përfundimi të një projekti, ti punon për produksionet të tjera simotra hollivudiane. Në këtë rast më mirë i fundit i qytetit, sesa i pari i fshatit. Ndërsa në indipendent film pas atij projekti ti flakësh në rrugë dhe mbetesh i papunë derisa ti te gjesh nje projekt tjetër shpenzosh ato që ke fituar, dhe askush nuk të njeh kreditet, sepse edhe agjentët e mëdhenj kërkojnë talent që vijnë nga filmat hollivudiane SAG-Aftra , përjashtuar rastet e rralla kur vijnë nga filmat që marrin çmime në festivale të mëdha, sic është rasti i filmit “Shok”. Por këto janë shumë të rralla.

NY Elite: Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2016?

Marko Caka: Këtë nga vetja ime pres shumë gjëra. E para pres të jem aktor i Unionit Sag Aftra, një kreditet që të jep mundësi të marrësh guxime të mëdha në filmat SAG, pra hollivudiane. Si dhe jam në pritje të dy projekteve të mëdha të dy produksioneve Warner Bros. e Paramount të cilët kanë kërkuar për luajtur në rol të vogël me dialog në dy filmat e mëdhenj të tyre që fillojnë nga viti 2017. Ndërkohë që fluksi i projekteve të mëdha në Industrinë e filmit Amerikan ështe vazhdimisht me surpriza të reja, dhe asnjëherë nuk e di sesi të gdhin e nesërmja me ndonjë rol që i përshtatet aftësive të mia dhe karakteristikave te mia. Gjithnjë flasim për role protagonistike në filma te mëdhenj.

FB_IMG_1445795180749

Actor Marko Caka

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s