Mrika Krasniqi nderohet me çmimin “Gruaja e Vitit” nga Kongresi Amerikan

Artistja dhe biznesmenja Mrika Krasniqi është nderuar me titullin “Gruaja e Vitit 2016” nga Kongresi Amerikan. Si një grua e jashtëzakonshme Mrika Krasniqi është nderuar për arritjet e saj në fushën e artit, filmit dhe të biznesit. Me 21 prill 2016 Senator Charles Schumer ka njohur Mrika Krasniqin për përpjekjet e saj ndërkombëtare për të forcuar lidhjet shumëpalëshe kulturore dhe biznesit midis SHBA-Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Itali. Me kërkesë nga Senatori Amerikan i New Yorkut Charles Schumer flamuri amerikan u ngrit mbi selinë e Kongresit Amerikan në Washington DC me datën 21 prill 2016 për Mrika Krasniqi, si “Gruaja e Vitit 2016”. “Këtë çmim ia dedikoj të gjitha grave pa dallim,” ka thënë Krasniqi për ATSH-në. 

13084087_1689672607949587_282821129_n

Mrika Krasniqi, Woman of the Year 2016, honored by United States Congress

Mrika Krasniqi është një artiste e jashtëzakonshme, një biznesmene e suksesshme, dhe një figurë udhëheqëse në zhvillimin e partneriteteve midis artit dhe komuniteteve të biznesit në Nju Jork dhe jashtë vendit. Si një regjizore e talentuar dhe vizionare Mrika Krasniqi ka arritur sukses të madh në fushën e artit dhe biznesit, nëpërmjet punës së saj të palodhur, sidomos me tre projektet e saj madhështore që ajo ka udhëhequr: Konkursi Ndërkombëtar i Skenaristëve, Java e Filmit Shqiptar në New York, dhe Java e Modës Shqiptare në New York. Në vitin 2015 Mrika Krasniqi u nderua me titullin “Artistja e Vitit 2015” (Human Artist 2015) nga  Komuniteti Evropian e Artistëve hebrej në Paris, Francë.

20150301085311666646

Mrika Krasniqi është drejtoresha ekzekutive dhe themeluesja e “Nil Production”, Agjencia Shqiptare e Modës dhe e Javës së Filmit Shqiptar në New York. Ajo po ashtu është bashkë-themeluese e Organizatës Joqeveritare Different, e cila merret me projekte për të drejtat e njeriut, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në bashkëpunim me USAID, UNDP, OSCE, Ambasadën Amerikane e të tjera.

Mrika Krasniqi ka bashkëpunuar me studio ndërkombëtare të filmit si ZoneX, Imagine-Picture, IDFA, National Geographic e të tjera. Ajo ka bashkëpunuar në dokumentarin “National Geographic Environment Protection Program” në Columbia dhe më gjerë.

Mrika Krasniqi tregon se si me pasion dhe vendosmëri mund të sjellë ndryshim në komunitet dhe në mbarë botën. Mrika Krasniqi ka dhënë kontribut të madh në New York në art dhe zhvillim ekonomik në Amerikë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, etj.

Festivali Java e Filmit Shqiptar New York, Mrika Krasniqi

Mrika Krasniqi CEO, Albanian Fashion Agency (Foto nga Jehona Abrashi)

Mrika Krasniqi, CEO of Albanian Fashion Agency (Photo by Jehona Abrashi)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s