Albanian Film Week gati për edicionin e pestë

Pas katër edicionesh shumë të suksesshme, Festivali i vetëm i filmit shqipëtar në Amerikë, “Albanian Film Week” po përgatitet për edicionin e pestë që pritet të sjellë risi për dallim prej edicioneve të më hershme. (www.albanianfilmweek.net)

Ekipi i AFW në krye me themeluesën e këtij Festivali, Mrika Krasniqin po punon fuqishëm që festivali të ngritet në nivel edhe më të lartë. Konkursi për aplikim të filmave për pjesëmarrje në Albanian Film Week, hapet këtë të hënë me 16 Maj dhe do të zgjas deri me 16 gusht. Kurse pas 16 gusht komisioni profesional do të bëjë përzgjedhjën e filmave më të mirë që do të jenë pjesë e edicionit të pestë. Albanian Film Week 2016 do të nis me 16 dhe do të zgjas deri me 20 shtator.

12111915_1008641029200817_9186774958885668823_nAlbanian Film Week edicionin e vetë të parë e pati në vitin 2012 dhe ky edicion i ishte kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe kishte moton 100 për 100. Prej edicionit të tij të dytë, Festivali ka karakter garues. Në vitin 2013 fitues doli filmi Agon, më pas në vitin 2014 fitoi filmi Gone Back, ndërsa në edicionin e katërtë, atë të vitit 2015 fitues doli filmi Bota.

Festivali këtë edicion do të sjellë emra të njohur të kinemasë botërore që do të jenë pjesë e edicionit të pestë, gjithashtu do të ketë shumë risi tjera që do të zbulohën në vazhdim./ Bajram Shala

IMG_4968

12189722_1008640709200849_4566117979515733086_n

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s